
Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teka ka komentuar për procesin e primareve në PD deklaroi se dy votat e rëndësishme atje janë ato të Berishës dhe Metës.
Ai tha se doktori ka qenë në dilemë për zgjedhjen e profilit të kandidatit, ndërsa theksoi se ka qenë më afër Ali Mehmetit. Sipas tij, Meta ishte karta vendimtare në favor të Këlliçit.
Besoj se Këlliçi jep një përgjigje korrekte që nuk është afër së vërtetës. Të dy votat e rëndësishme te primaret janë Meta dhe Berisha. Ata vendosin dhe pasi votohet shihet që në kuti janë fiks ato që duan ata, vullneti i të dyve. Di që Berisha ka qenë në dilemë midis modelit të politikanit dhe kam përshtypjen se deri para dy javësh duket se ishte afër doktor Alimehmetit, por kam përshtypjen se Meta ishte karta vendimtare në favor të Këlliçit. Mendoj se ka ndryshuar loja në këtë javë, primarët kanë mbaruar, doktori është i vendosur, të rrëfejë që ka qenë në dileme edhe pse ai vetë s’ka dilema.



