PD letër Ruçit: Të shkarkohen dhe të ndiqen penalisht Xhafaj dhe Veliu

PD letër Ruçit: Të shkarkohen dhe të ndiqen penalisht Xhafaj dhe Veliu

Partia Demokratike i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku i kërkon që të shkarkohen nga detyra ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Në letrën që PD i drejton kryeparlamentarit Ruçi thuhet se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicion për 5 muaj asnjë dokument Komisionit Hetimor.

Edhe pse Komisioni Hetimor, që prej muajit prill 2018, ka kërkuar informacione nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, deri më sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin, Komisionit nuk i është vënë në dispozicion asnjë e dhënë apo dokumentacion i kërkuar, duke pamundësuar punën e tij“, thuhet në letër.

Gjithashtu, PD akuzon Ministrin Xhafaj për asgjësim provash në mbrojtje të vëllait trafikant siç thotë ajo, si dhe Tahirit, Ballës, Çyrbjës etj.

"Mandati i Komisionit Hetimor përfundoi sot pa asnjë rezultat për shkak të pengimit të qëllimshëm të punës nga qeveria", vijon më tej letra, duke shtuar se "Pengimi i Komisionit Hetimor nga Qeveria është dhunim i Kushtetutës dhe asgjësim i Parlamentit."

"PD kërkon shtyrjen e Komisionit Hetimor "Tahiri" me 3 muaj dhe qëndrim të prerë nga Kuvendi për përgjegjësit", mbyllet letra e PD drejtuar Gramoz Ruçit.

Komisionit Hetimor u ngrit këtë vit për të kontrolluar përfshirjen e qeverisë, nëpërmjet ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, por nuk ka dhënë asnjë rezultat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy