Mbahet sot në Granada të Spanjës takimi i tretë i Komunitetit Politik Europian (KPE), nismë kjo që përfshin 47 shtete, mes të cilave edhe 27 anëtaret e Bashkimit Evropian.
Disa nga çështjet kryesore në axhendën e bisedimeve pritet të jenë emigrimi, lufta në Ukrainë, konflikti në Nagorno-Karabak, si dhe sulmi i terroristëve serbë në Kosovë.
E pranishme në këtë takim do të jetë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Nisur nga fakti që Kosova nuk përfaqësohet nga kryeministri Kurti, zyrtarë të BE kanë thënë se Komuniteti Politik Evropian nuk është forumi i duhur për dialog.
Kujtojmë që EPC u krijua vitin e kaluar, pas një propozimi nga presidenti francez Emmanuel Macron. Samiti i parë u mbajt në Republikën Çeke në tetor 2022 dhe për herë të dytë në Moldavi në qershor të këtij viti.



