
Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se njerëzve që janë në pushtet nuk u intereson të zbardhet krimi i 21 janarit, edhe pse doli audioregjistrimi në lidhje me ngjarjet e para 12 viteve, ku për herë të parë dëgjohen në radiot e Gardës së Republikës urdhri për zjarr mbi turmën.
Hoxha thotë se audio regjistrimi është indice për të çuar te prova dhe se askush nuk është i interesuar të zgjidh ngjarjen.
Që në momentin që e kemi publikuar, kam ndaluar te fakti që Prokuroria e Tiranës i ka ezauruar të gjithë mundësitë për të hetuar këtë çështje. Këtë duhet ta bëjë një prokurori speciale. Për fatin e madh, prokurori që e njeh këtë çështje, u zgjodh kryetar i SPAK. Zoti Dumani ka kërkuar pikërisht këtë gjë, që vrasjet janë bërë me dashje dhe me urdhër. Ndërkohë, vendimi i gjykatës i ka nxjerrë vrasje nga pakujdesia.
Çfarë kërkuam ne? Kërkuam që kjo çështje, që nuk është hetuar mirë dhe Prokuroria e Tiranës nuk e bën dot, pasi duhen thirrur të gjithë zyrtarët e lartë. Në moment që e merr SPAK-u do ti vihej në dispozicion këtë provë.
Tani pse nuk vajti regjistrimi në Prokurorinë e Tiranës, sepse nuk kemi besim, kërkuam për këtë çështje ngaqë nuk është hetuar mirë ta marrin SPAK dhe pastaj t’ia vëmë në dispozicion.
Pastaj ata bënë dy akuza, një Gjiknuri e një Manja, ndërkohë që nuk kishte nevojë për kallëzime të reja, se at ishin aty e bën për të fituar politikisht.
SPAK tha që kjo është çështje që e ka në dorë Prokuroria e Tiranës, pra na çuan pikërisht aty kishim në fillim, nëse do ta merrnin seriozisht, nuk do ta lëviznin sa te njëri sa te tjetri.
Kur dhashe deklarime në Policinë Gjyqësore, ata hetuesit më kërkuan, na jepni materialin se ja cojmë ne SPAK-ut. Ne ia çuam SPAK-ut dhe thanë jo duhet ta marrin ata poshtë. Nuk është vetëm ajo pjesë që kam nxjerrë, ka edhe të tjera.
Deri në zgjedhjet lokale, askush nuk është i interesuar që kjo çështje të zbardhet. Sot jemi në pjesën, që oficerët e policisë gjyqëore, thonë a do na i sillni atë? Aty u zhduk serveri…
Ne do ta transmetojmë patjetër, këtu në emisionin "Të Paekspozuarit". Tani ne do ta publikojmë te ju, që ta dëgjoj publiku dhe ai ta dëgjojë a është provë apo jo, pra të vlerësojnë ata.



