
Teksa numërimi në Qarkun e Dibrës për subjektet politike ka përfunduar, me fitoren e Partisë Demokratike, që siguroi 3 mandate në këtë qark, ndërsa Partia Socialiste 2, numërimi po vijon për kandidatët preferencialë, risi kjo në këto zgjedhje.
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 134 kuti të numëruara nga 207 QV në total, kandidati më i votuar nga radhët e Partisë Demokratike është Kreshnik Çollaku me 4.941 vota, i ndjekur nga Dhurata Tyli me 2.649 vota dhe Xhelal Mziu me 603 vota.
Nga krahu tjetër, më e votuara në Partinë Socialiste deri më tani është kandidatja Aurora Mara, e cila ka siguruar 8.765 vota, e ndjekur nga Lavdrim Krashi me 408 vota dhe ish-kryebashkiaku Dionis Imeraj me 212 vota.
Lista e kandidatëve të Partisë Socialiste (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)
Lavdrim Krashi 408 vota
Aurora Mara 8.765
Dionis Imeraj 212
Spartak Koltraka 92
Anisa Xhika 63
Lista e Kandidatëve të Partisë Demokratike (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)
Xhelal Mziu 603
Kreshnik Çollaku 4.941
Dhurata Tyli 2.649
Edmond Isaku 262
Luan Haka 58
Irini Shehu 118



