PD: Rama po përdor shërbëtorin Fidel Ylli për të kapur sportin

PD: Rama po përdor shërbëtorin Fidel Ylli për të kapur sportin

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi thotë se në një kohë kaq të vështirë Edi Rama po mendon të kapë edhe sportin, duke emëruar në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar deputetin Fidel Ylli. Për t’ia arritur këtij qëllimi, sipas Vokshit, ata ndërruan edhe statutin, i cili nuk lejonte politikanët aktiv që të kandidonin.

Pak ditë më parë në asamblenë e përgjithshme të KOKSH, të shumë diskutuar për mënyrën se si u mblodh, u vendos të shkarkohej presidenti Viron Bezhani. Në ditët në vijim pritet që të caktohet data për asamblenë zgjedhore ku do të përcaktohen edhe drejtuesit e rinj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI:

Të dashur qytetarë!

Këto janë ditë të vështira për shumë prej jush.
Me mijëra njerëz janë dëmtuar nga oërmbytjet, por nuk kanë mbështetje.

Me mijëra të tjerë jetojnë akoma në çadra.

Qindra e mijëra janë të paounë, por qeveria nuk bën ndonjë përpjekje për t’i punësuar.

Hallet e njerëzve janë të shumta, por Edi Rama mendon vetëm për vete.

Së fundmi, plani i tij është të uzurpojë edhe sportet, duke targetuar politizimin e Komitetit Olimpik Shqiptar përmes emërimit të shërbëtorit të tij, Fidel Ylli.

Qeveria që ha mish me flori në Dubai ka zhbërë rregullat që pengonin kontrollin nga politika të sportit.

Deri pak kohë më parë, në statutin e Komitetit Olimpik, që miratohet nga Ministria e Arsimit, përcaktohej se “nuk lejohet që politikanë aktivë të konkurojnë për të qenë në organet drejtuese të Komitetit”.

Arsyeja për të cilën ky përcaktim është hequr ka lidhje me vendimin e Edi Ramës për të zgjedhur president të Komitetit Olimpik Shqiptar deputetin e tij Fidel Ylli.

Përfshirja e një politikani aktiv, deputet i Partisë Socialiste është tentativë për të prishur garën, eshtë emërim i dhunshëm i një politikani në sport, kundër çfo standardi botëror.

Plani i Edi Ramës për të kapur edhe organizmat e pavarur të sportit është i dëmshëm për sportin dhe si i tillë i papranueshëm.

Për Partinë Demokratike, Komiteti Olimpik Shqiptar duhet të mbetet një organizëm i pavarur, në mënyrë që të mos i shërbejë interesave të pushtetit, por sportistëve të talentuar dhe imazhit të Shqipërisë në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy