
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Metaka deklaruar së fundmi në media, se ka përçarje brenda Partisë së Lirisë. Sipas tij, këto raporte janë tronditur pas djegies së mandateve.
Gazetari i politikës, Mariglen Kume, tha në ‘MCN live’, se Meta pretendon se ‘personat’ që kanë qenë përgjegjës për rritjen e partisë, e kanë tradhtuar.
Duket se ka një krisje dhe një konflikt te brendshme në PL. Janë ndarë klani i Metës dhe klani i Kryemadhit dhe Meta pretendon se ëhstë dekonspiruar nga persona qe e kane udhëhequr PL, duke ju referuar edhe znj. Kryemadhi.
Ilir Meta pretendon se duke mbajtur nën presion ën SPAK, personat ose ish-drejtuesit e PL, kërkonte që ta zhbënte atë. Madje Meta pretendon se personat që kanë qenë përgjegjës për ta rritur PL përpara është tradhtuar dhe penguar që kjo forcë politike të rritet. Dhe kush kanë qenë ata drejtues më përpara- znj. Kryemadhi dhe drejtues që i ka mbajtur më afër, dhe një prej tyre ka qene Brahimlari që më nuk është afër z.Meta.
Aq sa tashmë edhe diskutohet nëse do të ketë edhe një ndarje bashkëshortore, thashetheme janë, por nga perceptimi që është ngritur në publik gjithçka mund të jete e besueshme.
Meta e tha që ishte zhgënjyer për çështjen e mandateve sepse asnjë nga deputete nuk më pyeti tha, unë e kisha dhenë direktivën vetëm Monikës, ndërkohë kishte mbetur i zhgënjyer se deputet e vendosur në listë nuk e pyeten kur dogjën mandatet.



