Data e 25 qershorit është dekretuar nga Presidenti i Republikës si data për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, propozim që erdhi nga marrëveshja e arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Basha. Gjithashtu, më 25 qershor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kavajë.
Drejtori i kabinetit të Presidentit Nishani, Ols Lafe, lajmëroi këtë të dielë se 25 qershori është dekretuar si datë për zgjedhjet parlamentare dhe ato të lokale në Kavajë. Në një dalje publike, Lafe tha se presidenti Bujar Nishani është njohur me arritjen e marrëveshjes politike midis mazhorancës dhe opozitës, të datës 18 maj 2017. Marrëveshje që mundëson përfshirjen e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare si dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetarë të bashkisë Kavajë.



