Rama në Strasburg, pritet nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së

Rama në Strasburg, pritet nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Strasburg nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox.

Rama mbërriti në Strasburg ku pritet që rreth orës 15:30, Kryeministri Rama do t’i drejtohet me një fjalë Asamblesë së Këshillit të Europës, ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 dhe shpallje të pabazuara të akuzave për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë i përcolli në 12 gusht të këtij viti zyrtarisht Këshillit të Evropës rezolutën “Mbi pagabueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy