Berisha nga Librazhdi: Kushoja e Taulantit vjen nga skutat dhe xhepat. Kush voton përfaqësuesit e Ramës, mbështet varfërinë

Berisha nga Librazhdi: Kushoja e Taulantit vjen nga skutat dhe xhepat. Kush voton përfaqësuesit e Ramës, mbështet varfërinë

Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi nga Librazhdi ku prezantoi kandidatin për kryebashkiak, se në 14 maj nuk janë zgjedhje as për Sali Berishën, as për Edi Ramën, por janë mbi të gjitha zgjedhje për çdo qytetar dhe interesin e tyre.

Vërtet me 14 maj ju votoni për Shefki Çotën, dhe votoni për kushon e Taulantit, por do më falni, Shefki Çota është njëri prej jush.

Është një qytetar i këtij rrethi, i këtij qyteti, i cili ka qeverisur Librazhdin dhe sot vendosi që aftësitë e tij, dashurinë e tij për ju dhe Librazhdin, të kërkojë sërish votëbesimin tuaj.

Shefki Çota, sot në dallim me Shefkiun e mëparshëm, nuk është kandidat i Sali Berishës, as i kryesisë së PD, është i juaji.

Ju votoni kandidatin që keni përzgjedhur, kandidatin që keni votuar, votoni kandidatin e dinjitetit tuaj.

Liria e njeriut ka në thelb dinjitetin e tij dhe ju respektuat dinjitetin tuaj. Ne e respektuam atë gjithashtu.

Le të vijë Shefkiu këtu, le të vijë kusho i Taulantit, ai vjen nga xhepat e Taulantit, vjen nga skutat e Edi Ramës.

Berisha shtoi se të mbështesësh më 14 maj përfaqësuesit e Edi Ramës, mbështet varfërinë.

Ai tha se shqiptarët, më shumë se çdo komb tjetër, e di se ç’do të thotë pushtet i përqendruar në një dorë.

Çfarëdo qoftë ajo që përqendron pushteti, diktator komunist, diktator teokrat, diktator ushtarak, diktator bandit siç është rasti në Shqipëri, ai vetëm të këqija krijon për shtetasit e tij.

Po sot, cili është ai që më thotë se Edi Rama nuk ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij. Në disa aspekte, absolutisht më shumë se vetë Enver Hoxha. Ju mund të thoni pse krahasoni?

Shiko, Edi Rama nuk ka skuadra pushkatimi, nuk ka kampe përqendrimi, por Edi Rama ka përzënien nga Shqipëria. Edi Rama po përzë shqiptarët nga Shqipëria me politikat që ndjek.

Po i përzë vetëm se e di që nuk e votojnë! Ky njeri që ka të gjitha pushtetet, si u soll me ju? Së pari dyfishoi taksat e biznesit. Së dyti, çfarë bëri për fermerët e fshatit?

Ekziston një shprehje e studiuesve të diktaturave dhe ata thonë se diktaturat ndalojnë kohën në kuptimin e moszhvillimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy