Protesta e pedagogëve, Rama: Do bëjmë një rritje pagash prej 7%

Protesta e pedagogëve, Rama: Do bëjmë një rritje pagash prej 7%

Kryeministri Edi Rama duke folur në një aktivitet të Universitetit Bujqësor, i ka kthyer një përgjigje edhe pedagogëve ku u shpreh se javën e ardhshme qeveria do të rrisë pagat e pedagogëve me 7%. Ai tha se Universitetet do të kenë të drejtën të vendosin një tavan për pagat e stafit.

Atyre që dalin në rrugë dhe kërkojnë rritje page ju them që nuk jeni mësues, as mësues gjimnazi dhe as mësues 9-vjeçareje. Nuk jeni as mjekë as infermierë. Gjithë këta, nuk jeni as punonjës policie dhe as ushtarakë. Nuk jeni as pensionistë. Të gjithë këta marrin një pagë dhe një pension fiks. Ndërkohë që pedagogët janë në hapësirë të ndërmjetme mes mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ia bën vetes rrogën edhe 5-fish. Me fondet e tjera. Janë fondet e vetëfinancimit.

Janë fondet europiane dhe të universiteteve të tjera private ku shkohet dhe bëhet dhe mësim. Këtu ka një histori tjetër të pagave të deklaruara pjesërisht. Kemi paga që nuk përkojnë me të vërtetën. Por nuk është ky problem. Por këtu ka një fakt. Do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën a të enjten prej 7%, por do i  njohim universitetit të drejtën për të rritur pagën sipas vendimmarrjes së vet. Nuk janë të gjithë njësoj. Universiteti është autonomi. Zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme mes shtetit dhe tregut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy