A do të largohet nga PD nëse humbet? Flet Edit Harxhi

A do të largohet nga PD nëse humbet? Flet Edit Harxhi

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edit Harxhi pasi ka votuar në Selinë Blu, në një deklaratë për mediat është shprehur se themelues të PD-së u është ndaluar e drejta e votës me pretendimin se nuk kanë qënë aktiv në fushatë.

Teksa iu drejtua Bashës, Harxhi u shpreh se kjo gjë nuk është normale dhe se ndryshimin do të sjellë votën e hapur për të gjithë shqiptarët.

Ndërkohë më tej e pyetur nga gazetarët nëse do të largohet nga PD-ja nëse do të humb zgjedhjet, Harxhi u shpreh se beteja e saj fillon sot.

PD është një aset, është një pasuri kombëtare, sot është dita e demokratëve, uroj shumë që të ketë një pjesëmarrje masive, pasi ne sot votojmë reformimin e PD-së. Absolutisht që mendoj se në radhë të parë do të fitojnë demokratët, jam e sigurt që vota e tyre do të jetë për ndryshimin.

Unë dua të bëj një thirrje për zotin Basha, demokratët duhet të jenë në lista, janë penguar themelues të PD-së që të votojnë, me pretendimin se nuk kanë qenë aktiv në fushatë.

Kjo nuk është normale, ndryshimi ynë do të sjellë votën e hapur për të gjithë shqiptarët.

Beteja ime fillon sot, Absolutisht që unë do të vazhdoj aktive edhe pas 30 vitesh, ju thashë që beteja ime fillon sot.”, u shpreh Harxhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy