Ministrja Gjonaj kërkon hetim për kreun e Gjykatës në Shkodër: Fshehu dënimin e një qytetari (VIDEO)

Ministrja Gjonaj kërkon hetim për kreun e Gjykatës në Shkodër: Fshehu dënimin e një qytetari (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës. Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka mbëritur një kërkesë nga Ministria e Drejtësisë për hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Arben Zefi.

Nga hetimet ka rezultuar se Kryetari i Gjykatës ka ndërhyrë për të mos nxjerrë vendim penal nga i cili rezultonte se kancelari i kësaj gjykate figuronte të ishte dënuar më parë.

Kanë qenë denoncimet e disa avokatëve të qytetit të Shkodrës ndaj kryetarit në lidhje me disa shkelje e mos ushtrimin e detyrës së tij, që kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë.

"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit  penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit A.D, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal.  Për pasojë, në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezulton në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare", thuhet  kërkesën e ministrisë. 

Për kancelarin e kësaj gjykate, Ministrja e Drejtësisë i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike të marrë masat e parashikuara nga ligji, pas konstatimit të faktit se ka bërë deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy