Analisti Bashkim Selmani komentoi në studion e MCN protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Selmani vlerësoi qëndrimin e ambasadorit Denion Mejdani, I cili doli në mbështetje të studentëve shqiptarë.
Falënderojmë ambasadorin për rolin neutral, një nga më të respektuarit në RMV. Nuk ka asnjë shkelje të kodit diplomatik. Ambasadori sa herë janë shkelur të drejtat e shqiptarëve ka reaguar në mënyrën më diplomatike. Zoti Mejdani mbetet një nga emblemat si duhet të mbrohet shteti.
Selmani shtoi se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të studentëve.
Kjo protestë ka tronditur dashakëqinjtë e shqiptarëve. Kësaj radhe studentët shqiptarë kuptuan se të drejtat duhet t’i kërkojnë me këmbëgulje.



