Reforma administrativo-territoriale/ Haxhimali: Duke shkurtuar numrin e bashkive nuk zgjidhet problemi

Reforma administrativo-territoriale/ Haxhimali: Duke shkurtuar numrin e bashkive nuk zgjidhet problemi

Për ekspertin e Pushtetit Vendor, Agron Haxhimali, reforma administrativo-territoriale e vitit 2014-2015 ka dështuar të përmbushë premtimet e saj kryesore, duke krijuar nevojën urgjente për një reformë të re.

 

Në një lidhje skype për MCN, ai u shpreh se reduktimi i numrit të bashkive që po synon mazhoranca nuk përbën një reformë të vërtetë, nëse nuk zgjidhen problemet në themel të sistemit.

 

U bë e nevojshme kjo reformë, sepse nuk funksionoi mirë reforma e vitit 2014-2015, reformë që premtoi ulje të shpenzimeve, por nuk ndodhi, premtoi më shumë investime, por nudk ndodhi, premtoi më shumë përfaqësim të qytetarëve nga zonat rurale dhe kjo nuk ndodhi. Nuk pati më shumë investime për fshatrat dhe për qytetet. Një sërë procesesh të asaj reforme nuk u realizuan dhe nga kjo u nis indicia për të bërë një reformë tjetër.

 

Nuk jam shumë i kënaqur me këtë model. Mazhoranca e mendon zgjidhjen nëpërmjet shkurtimit të numrit të bashkive, por nuk duhet të jetë kjo qasja. Të krijosh bashki të mëdha nuk do të thotë se është gabim, por duhet zgjedhur problemet në themel, në arkitekturën e pushtetit territorial. Ndaj kam qenë kritik në këtë aspekt.

 

Haxhimali zbuloi se u ka propozuar tashmë grupeve politike në Parlament një model të ri të qeverisjes vendore.

 

Sipas tij, vendi ka nevojë për një ndërhyrje të thellë që ndryshon një herë e mirë arkitekturën e pushtetit vendor, pa pasur nevojën të bëhen reforma çdo 10 vite.

 

Për këtë arsye i kemi propozuar parlamentit dhe grupeve politike një model tjetër të qeverisjes vendore. Pra, ta shkundim sistemin që nuk na qëndron, jo të bëjmë reformë çdo 10 vjet. Duke shkurtuar bashki nuk do të thotë se je duke bërë reformë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy