Deputeti demokrat Belind Këlliçi, nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, por thotë se ky është një proces i cili nuk ka nisur ende zyrtarisht dhe se në fund të muajit do të jenë edhe primaret, kur do të dalin kandidatët zyrtarë.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, Këlliçi tha se lidhur me primaret është hedhur ideja e një projekti pilot për primare në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.



