Gjuzi letër Joe Biden: Hiqini non-gratën Berishës, nuk ka prova për korrupsion

Gjuzi letër Joe Biden: Hiqini non-gratën Berishës, nuk ka prova për korrupsion

Kujtim Gjuzi, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka qenë në takimin e Sali Berishës me partitë e vogla, për të hyrë në aleancë me të djathtën.

Pas takimit, Gjuzi në ‘Të Paekspozuarit’, në MCN TV zbuloi se i ka nisur një letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, që ai të heqë menjëherë non-gratën ndaj Sali Berishës, sepse sipas tij, nuk ka prova për korrupsion të ish kryeministrit.

Partia Kombëtare Konservatore Albania, ishte në tryezën e kryetarit të Partisë Demokratike, profesor doktor, Sali Berisha. I jemi drejtuar zyrës ovale si grupim, pas deklaratës së shkelqesisë së saj, Yuri Kim, që përgëzoi Edi Ramën në zgjedhjet e vjedhura. Ne kemi thënë, është shkelur barazia e votës. E gjithë lëvizja, pas datës 19 maj 2021, me non grata, ka qenë lëvizje goditëse e qendrës së djathtë, nga faktorë mjaft të organizuar, si Fondacioni Soros. I kemi dërguar Presidentit Biden letër.

Nëse DASH ka 17 muaj që nuk sjell një dokument ku të na tregojë ne, një dokument që vërteton korrupsionin e kryetarit të PD, profesor doktor Sali Berishës. Në këto 17 muaj, nuk ka një hetim pas dokumentit non-grata nga prokuroria shqiptare dhe nga gjykata. Në shtetin e së drejtës, çdokush është i pafajshëm, për aq kohë sa nuk ka dënim të gjykatës. I drejtohem Joe Biden sepse është në rrezik multipartitizmi. Familja Biden në trojet shqiptare ka dhënë kontribut të çmuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy