PD nderon poetin Havzi Nela në 34-vjetorin e ekzekutimit nga regjimi

PD nderon poetin Havzi Nela në 34-vjetorin e ekzekutimit nga regjimi

Partia Demokratike Dega Kukës përkujtoi poetin e fjalës së lirë Hafzi Nela në 34-vjetorin e varjes së tij nga regjimi komunist.

Qytetarë dhe përfaqësues të PD, vendosën kurora lulesh në monumentin e heroit antikomunist.

Vëllai i poetit, Shukri Nela i kërkoi kryeministrit Edi Rama në këtë përvjetor, të kërkojë së paku falje për firmën që babai i tij vuri për varjen e Havzi Nelës.

“Minimumi të kërkojë falje. Ka thënë vazhdimisht që nuk e besoj se babi im të ketë firmosur për varjen e Havzi Nelës. Ja firma. Kjo është firma e Kristaq Ramës bashkë me 6 të tjerë”, tha vëllai i Havzi Nelës.

Dëshmitari i varjes së Havzi Nelës, Samedin Çerkezi rrëfeu se si ndodhi ngjarja.

“Kur është varur Havzi Nela kam qenë këtu. Jam dëshmitar okular. Ai nuk vdiq, ndërroi jetë. Është ne zemrat tona dhe të gjeneratave që vijnë. Urrejtja për vdekjen e Havzi Nelës e tmerrojnë sigurimin e Enver Hoxhës i cili edhe sot ka urrejtje ndaj demokracisë, lirisë dhe së drejtës”, tha Çekrezi.

Kryetari i PD Kukës Admir Sinamati në fjalën e mbajtur pas vendosjes së kurorave me lule para bustit u shpreh se 10 Gushti do të kujtohet si dita e Martirit të Demokracisë Havzi Nela.

Edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përkujtoi sot poetin Havzi Nela.

“Përkujtojmë me nderim poetin martir, Havzi Nela, simbolin e fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor, që shpërfilli dhe vdekjen për të mbetur i përjetshëm si poeti i lirisë. Sot me kumtin e vargjeve të tij ai frymëzon më shumë se asnjëherë tjetër për triumfin e fjalës së lirë dhe të lirisë”, theksoi Meta në një postim në rrjetet sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy