A duhet të japë Basha dorëheqjen nëse humb zgjedhjet? Berisha: Nuk pranoj të vendoset në statut

A duhet të japë Basha dorëheqjen nëse humb zgjedhjet? Berisha: Nuk pranoj të vendoset në statut

Debatit të ditëve të fundit brenda Partisë Demokartike lidhur me statutin dhe nëse kreu i demokratëve duhet të japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-lideri histork i PD-së, është shprehur se nëse kreu i partisë duhet të japë dorëheqjen pasi humb zgjedhjet duhet të vendoset në statut.

Sipas Berishës nuk ka asgjë kundër në parim për dorëheqjen, pasi ai vet kishte bërë të njëjtën gjë.

"Ju pyesni një njeri që ka dhënë dorëheqje. Unë absolutisht nuk kam asgjë në parim kundër, por nuk pranoj që kjo të vendoset në statut, por pastaj nuk gjejmë qetësi. Unë besoj se ish-bashkautorët e mi dhe miqtë e mi, do gjejnë se ndryshimet janë të mira në statut dhe po të kenë të tjera ti paraqesin në Kuvend. Duhet të ketë një garë të ndershme. Kur nuk garon vet, duhet të gjesh njeriun e duhur. Po tu referohem praktikave të qendrës së djathtë do gjej që ndryshimet janë përmirësuese. Patozi e Jozefina kanë kontributet e tyre të çmuara në PD. Ka ndodhur një padrejtësi? Është pranuar nga kryetari. Ndaj kësaj padrejtësie mbahen respektimit korrigjuese", deklaroi Berisha në emisionin "Kjo javë".

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy