Braçe i përgjigjet Bashës: Karotat t'i jap me çmimin e tregut, por mos i shoqëro me çaj hashashi

Braçe i përgjigjet Bashës: Karotat t'i jap me çmimin e tregut, por mos i shoqëro me çaj hashashi

Akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me kanabizimin e vendit nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama iu është përgjigjur deputeti Erjon Braçe.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Braçe i kujton kryedemokratit kohën e ‘artë’ të lulëzimit të kanabisit kur vendin e qeveriste e djathta dhe tani që bazuar në vëzhgime paraqitet një tjetër pasqyrë.

Në fund Braçe e mbyll me një batutë për çmimin e hashashit në Tepelenë, për të cilin Basha në daljen për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar tha se ishte më i lartë se ai çajit të malit.

Statusi i plote i Erjon Braçe

Nuk merret pushteti ne tavolinen e hashashit, or Lulziu!!

Prej disa ditesh, Lulzim Basha po perpiqet me ngulm te tensionoje situaten politike ne Kuvend, me bindjen se do te bej te njejten gje ne popull.

Nje eshte qellimi: Marrja e pushtetit ne kete menyre! Qellimi fiks po e kolovit nga budallalleku ne propagande bajate. 

Sot degjova nje torollak te thoshte me bindje: Turistet e huaj qe vijne dhe ikin nga shqiperia, kur largohen e i pyet "cfare te beri pershtypje ne kete vend", hashashin- te jep si pergjigje!!

Por,

Sot degjova edhe Lulzim Bashen, foli serish per drogen duke ju referuar raportit te Guardia di Finanza. Lulzim Basha me kopetencen e genjeshtarit, tha pak a shume:

Mjafton te shihni numrin e parcelave te droges raportuar nga Guardia di Finanza ne 2013-en, 2016-en, per te kuptuar se Edi Rama kanabizoi vendin. 

Ne te vertete faktet jane ndryshe.

Tabela ne raportin e Guardia di Finanza, eshte shume e qarte ne disa radhe;

Qershor- Korrik 2013/ zona e dyshuar me parcela kanabisi 323.5 hektare, veleresohen vetem ne Lazarat 319 hektare

Qershor- Shtator 2014/ zona e dyshuar me parcela kanabisi 16.20 hektare +Lazarat

Qershor- 14 Shtator 2015/ zona e dyshuar me parcela kanabisi 44.7 hektare

Qershor- 15 Shtator 2016/ zona e dyshuar me parcela kanabisi 213.469 hektare

15 Maj- 15 Shtator 2017/ zona e dyshuar me parcela kanabisi 1.971 hektare.

Pra, eshte shume e qarte siperfaqja e mbjelle!

As dua te permend vitet ne funksion te pergjegjesise politike duke e ndare ne tonen dhe te atyre- Olldashit te ndjere, Bashes, Nishanit, Nokes- i fundit, ne vitin 2013-te.

Fare!

kanabisi eshte nje problem i madh kriminal dhe me te duhet te perballemi si shoqeri dhe jo parti me parti. Eshte produkt i nje aktiviteti kriminal. Nuk mund te jete "mundesi" per te ardhur ne pushtet. Nese i analizon numrat eshte e qarte kjo qe po them.

Nese deri ne 2013-ten, ishte monopol i shtetit ne Lazarat-per shkak te vendimit politik per te cilin ka deshmuar Sali Berisha, atekohe kryeminister, ne 2016-ten, monopoli i Lazaratit u shpernda gjeografikisht neper Shqiperi.

Por, pa arritur kurre siperfaqen qe kishte ne zoterim ne Lazarat! Kjo ja ben muuuu ne raportin e Guardia di Finanza. Dhe kjo eshte e verteta. 2017-ta shenon thuajse zhdukjen e kultivimit-kufizuar ne 2 hektare.

Lulzim Basha flet per renien e cmimit ne Tepelene. Nuk e di, mbase duhet ti besoj, ai e njeh shume mire cmimin e kanabisit si tepelenas por edhe si hollandez. Une vec karrotat mund ti jap me cmimin e tregut. Por me nje kusht; Te mos i shoqeroje me caj hashashi per lehtesi!


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy