Kuvend, Xhixho: Interpelancat po bashkohen për të fshehur problemet në Onkologjik

Kuvend, Xhixho: Interpelancat po bashkohen për të fshehur problemet në Onkologjik

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kundërshtuar në Kuvend vendimin për bashkimin e tre interpelancave me ministren e Shëndetësisë Evis Sala, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të shmangur llogaridhënien parlamentare.

 

Ajo theksoi se temat e ngritura janë të rëndësishme dhe duhet të trajtohen veçmas, sidomos ajo e spitalit Onkologjik, ku sipas saj mungojnë barnat dhe pajisjet bazë si poltronet për trajtimin e pacientëve me kimioterapi, të cilët shpesh detyrohen të marrin shërbim në kushte të papërshtatshme.

 

Xhixho akuzoi qeverinë se po përpiqet të bashkojë interpelancat në mënyrë jo kushtetuese për të shmangur debatet mbi çështje jetike për qytetarët. Ajo shtoi se pas datës 20 shumë shërbime laboratorike nuk funksionojnë dhe qytetarët mbeten pa akses në analiza mjekësore.

 

Në fjalën e saj, deputetja kritikoi edhe prioritetet e qeverisë, duke përmendur shpenzime të luksit si “kopshti Eden” dhe verërat 33 mijë euro të kryeministrit Edi Rama, ndërsa sipas saj qytetarët përballen me radhë dhe mungesë shërbimesh në sistemin publik shëndetësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy