Spiropali replikon me Berishën: Rama, simbol i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt!

Spiropali replikon me Berishën: Rama, simbol i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt!

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit Elisa Spiropali, ka replikuar me kreun e PD Sali Berisha lidhur me pretendimet e këtij të fundit për politizim të AMA-s.

Spiropali tha se Edi Rama është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi i Berishës. Sipas saj koha kur gazetat digjeshin dhe gazetarët plagoseshin ka kaluar, me largimin e Berishës nga pushteti.

Doktor, mendon se je zgjedhur dje në krye të PD. Në fakt ngjan gjithmonë e më shumë si rrugë qorre, që s’të nxjerr askund. Je nisur drejt askundit, por ke marrë edhe ata të gjorë që të ndjekin. Ti për veten tënde dhe familje, je i gatshëm të djegësh jo partinë, por Shqipërinë. Kur del ti flet për lirinë medias, uroj të mos i vijë kujt në këto karrige të ulërijë. Edi Rama është simbol i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt. Koha kur gazetat digjeshin ka kaluar. Koha kur gazetarët plagoseshin në protestë ka shkuar. Koha kur televizioneve u viheshin shiritat dhe u bllokoheshin llogaritë bankare ka perënduar me ikjen tënde nga pushteti. Të gjitha të zezat që i kanë ndodhur lirisë së medias në këtë vend, janë pjesë e damkës që të është vënë ty për minimin e demokracisë në Shqipëri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy