Zgjedhjet në qarkun e Durrësit/ Kalaja: Shteti shqiptar për herë të parë do të hetojë për krim të organizuar zgjedhor (VIDEO)

Zgjedhjet në qarkun e Durrësit/ Kalaja: Shteti shqiptar për herë të parë do të hetojë për krim të organizuar zgjedhor (VIDEO)

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar SPAK për të nisur hetimet ndaj KAS dhe mbi pretendimet e ish-kandidatit Aulon Kalaja për vjedhje dhe manipulim votash në qarkun e Durrësit.

 

Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live, Kalaja tha se është një proces historik që ndodh në Shqipëri për herë të parë sepse do hetohet për krim të organizuar zgjedhor. 

 

Nuk do të hapen vetëm kutitë. Është proces historik që ndodh në Shqipëri për herë të parë. Shteti shqiptar për herë të parë do të hetojë për krim të organizuar zgjedhor. Nuk ka ndodhur ndonjëherë.  Jemi marrë me 50 mijë lekëshe, me vota tek tuk, me video të emisioneve investigative,  janë dënuar ca farikë fukarenj etj. 

 

Është hera e parë që gjykata thotë të hetohet për krim të organizuar zgjedhor. Gjykata i thotë prokurorisë të hapen videot dhe audiot, deri tani është parë vetëm hapja e kutive. 

 

Gjykata i thotë prokurorisë se do të bëhet ekspertiza kriminalistike e bojës së stilolapsit . Ekzistojnë dyshime se me një stilolaps është votuar partia dhe nga numërues të caktuar është marrë një stilolaps është vendosur X tek një kandidat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy