KQZ në Kosovë kërkon nga partitë dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë

KQZ në Kosovë kërkon nga partitë dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka dërguar një letër partive politike, duke u kujtuar atyre dispozitat e Ligjit për Qeverinë, veçanërisht nenin që parashikon dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë aktuale që janë zgjedhur deputetë në legjislaturën e re.

KQZ-ja ka theksuar për partitë politike se, sipas nenit 26 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës, në paragrafin 1 thuhet se: “Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai duhet të dorëhiqet nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.”

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), më datën 26.03.2025, ka pranuar vendimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me procesin ankimor ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me shpalljen e rezultatit përfundimtar të procesit zgjedhor nga ana e KQZ-së. Po ashtu kemi pranuar konfirmimet nga këto dy institucione se nuk kanë ndonjë ankesë tjetër që ka të bëjë me procesin zgjedhor që pret vendimmarrje. Andaj, në zbatim të nenit 26 paragrafi 1 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës (Ligji Nr.08/L.117), ju njoftojmë se certifikimi i rezultatit të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më datën 09.02.2025, do të bëhet më datën 27.03 .2025 në ora 16:00”, thuhet në letrën që kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u ka dërguar partive politike.

Nga Qeveria aktuale janë zgjedhur deputetë edhe në legjislaturën e re, krahas kryeministrit Albin Kurti, edhe ministrat e zëvendësministrat: Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla-Schwarz, Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Liza Gashi,  Rozeta Hajdari, Fikrim Damka, Nenad Rashiq, Elbert Krasniqi, Emilja Rexhepi. 

Certifikimi i rezultateve nga ana e KQZ-së do të bëhet sot nga ora 16:00, ndërsa deri më tani KQZ nuk ka marrë përgjigje nga partitë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy