Bumçi: Vota është çelësi i zgjidhjes së krizës në PD

Bumçi: Vota është çelësi i zgjidhjes së krizës në PD

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, demokrati Aldo Bumçi shpjegoi çfarë ndodh me nismën e Berishës në bazë. Bumçi tha se kriza në PD zgjidhet vetëm me forcën e votës.

Bumçi: Kriza zgjidhet duke kthyer votën. Nëse një kryetar partie nuk mbledh Kuvendin, pranon që është pakicë. Ky është një kryetar që pranon se është pakicë.

Rakipi: Më shpjego procesin.

Bumçi: Po mblidhen firma. Besoj për një javë u mblodhën. Njohja e kuvendit nuk varet nga kryetari i partisë. Do të ketë ndryshime statutore. Do të ketë primare dhe votim të anëtarësisë për të zgjedhur kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputetë. Vota e demokratit nga Shkodra, Vlora etj përcakton kush kandidon për kryetar bashkie apo deputet. Kuvendi ka kompetencë ta shkrijë partinë.

Çani: Mjafton të shohësh sondazhin e fundit. Nuk ka rëndësi sa i vërtetë është, por mund të na bëjë të bëjmë një parashikim.

Rakipi: Ore njerëzit i ka Sali Berisha.

Çani: 49.5% Berisha, 34.6% Basha. Pra kemi dy PD. Qëllimi i Berishës është tu tregojë amerikanëve që unë jam një pol i rëndësishëm.

Bumçi: Vota është ajo që i mban bashkë njerëzit në një parti. Ne kërkojmë të votohet. Kuvendi i PD do të vendosë të ndryshojë statutin. Nuk varet nga kryetari i partisë, por nga 50% +1 të anëtarëve të PD. Shpresoj që Basha të zbresë me këmbë në tokë dhe të kuptojë se sot ka humbur respektin e një pjese të PD. Pse nuk i mblodhi strukturat? Votimi është thelbi që na mban bashkë. Nëse ai e humb, nuk ka arsye të qëndrojë më në krye të partisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy