Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, mazhoranca fton Hajdarin të bëjë propozimet

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, mazhoranca fton Hajdarin të bëjë propozimet

Përfaqësuesi i mazhorancës, në Këshillin Politik, ka ftuar deputeten opozitare, Rudina Hajdari, të depozitojë propozimet e saj në Komisionin e Ligjeve dhe të bëjë propozimet e saj në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Duke ftuar edhe opozitën jashtëparlamentit që të bëjë të njëjtën gjë brenda afateve, Gjiknuri u shpreh se mazhoranca është e gatshme për diskutime.

Në rast se opozita jashtëparlamentare, brenda afateve që na ka caktuar Kuvendi, do të vazhdojë të refuzojë ftesën për të dhënë kontributin e saj me amendamente konkrete të Kodit Zgjedhor. Ju si opozitë parlamentare keni gjithsesi të drejtat dhe hapësirat e plota ligjore për t’i bërë amendamentet tuaja pjesë të diskutimit që do duhet të zhvillohet padiskutim në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe grupin përkatës të punës ku përfaqësohet si mazhoranca, ashtu edhe minoranca në Kuvend. Duke ju ftuar të depozitoni një kopje të propozimeve tuaja zyrtarisht edhe pranë Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, mbetemi në pritje që opozita jashtëparlamentare të depozitojë në Këshillin Politik ose në Kuvendin e Shqipërisë propozimet konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut”, shkruan Gjiknuri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy