“Të bashkohemi në diversitet”, Berisha thirrje forcave opozitare një ditë para protestës

“Të bashkohemi në diversitet”, Berisha thirrje forcave opozitare një ditë para protestës

Kreu i PD Sali Berisha u bëri thirrje forcave politike opozitare në Shqipëri që t’i bashkohen protestës së thirrur nesër para Kryeministrisë, nëse janë për zgjedhje të lira në vend. 

Në fjalimin e zakonshëm nga dritarja e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, një ditë para protestës Berisha foli për “bashkim në diversitet”.

Drupal Ad

 

 

 

"Thirrja ime shkon për çdo intelektual dhe intelektuale, ngrihuni në lartësinë e misionit tuaj. Dhe një gjë kurrë mos harroni, se konformizmi është sëmundja më poshtëruese, më denigruese, më depersonalizuese e një intelektuali. Inteligjenca shqiptare e provoi 46 vite me radhë në diktaturën komuniste. Ajo më shumë se kushdo tjetër, duhet të thotë kurrë më, o sot o kurrë. Ndaj dhe nesër, të gjithë në shesh. Thirrja ime është për të gjithë profesionistët e lirë, nesër në shesh. Ju e patë se si armiku juaj desh t’u përzinte ju nga Shqipëria. T’u falimentonte duke shkelmuar mbi kontributet, mbi shërbimet, mbi mundin, djersën tuaj. Dilni nesër në shesh t’i dëshmojmë botës se ne jemi shumica e Shqipërisë. Se ne do ecim të sigurt drejt fitores. Por nesër nuk është një betejë për Sali Berishën. Nuk është një betejë për PD-në. Nesër është betejë dhe betim për Shqipërinë, të cilës i kanë rrëmbyer zemrën e lirisë, votën e lirë. Ndaj demokrate dhe demokratë, opozitare dhe opozitarë, shqiptare dhe shqiptarë, të gjithë në shesh nesër për të firmosur betimin se votën e lirë kurrë nuk do e falim më. Për të firmosur betimin se me armikun e votës së lirë, Edi Ramën, nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Për të firmosur betimin se jemi të gatshëm për çdo sakrificë, për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë. Ndaj dhe me këtë rast, unë ftoj të gjitha forcat politike opozitare, forcat politike tradicionale, forcat e reja politike, nesër në shesh, në qoftë se jeni për zgjedhje të lira. Në qoftë se nuk besoni në mashtrimet e Edi Ramës për zgjedhjet. Të bashkohemi në diversitet, e doni apo nuk e doni Sali Berishën, pak rëndësi ka, rëndësi ka të doni votën e lirë, lirinë e shqiptarëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy