Propozimi francez/ Vazhdon debati sot në kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Propozimi francez/ Vazhdon debati sot në kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Në Kuvendin e Maqedonisë Veriore sot për të tretën ditë me radhë do të diskutohet për propozimin francez, përmes së cilit hiqet vetoja bullgare dhe Maqedonisë së Veriut i hapet rruga për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Diskutimi në dy ditët e fundit u zhvillua në një atmosferë të tensionuar. Opozita bëri zhurmë gjatë fjalimeve të deputetëve të shumicës qeverisëse, si dhe pati edhe konflikte verbale dhe akuza të ndërsjella mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.

Sipas listës së deputetëve të regjistruar, të drejtën e fjalës kanë edhe tre të tjerë, pas së cilës Kuvendi do të duhet të vendosë për përmbajtjen e Propozimit dhe kornizën negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE-në.

Opozita VMRO-DPMNE dhe Levica kërkojnë refuzimin e këtij propozimi, i cili, sipas tyre, sjell asimilim të drejtpërdrejtë të popullit maqedonas, shantazh dhe pengim shumëvjeçar të procesit të integrimit evropian nga ana e Bullgarisë.

Për dallim prej tyre, kampi qeverisës siguron se korniza negociuese ofron paprekshmëri të identitetit dhe gjuhës maqedonase dhe fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit në ditën e parë të seancës njoftoi se me këtë propozim gjuha maqedonase qartësohet si e vetmja gjuhë e njohur dhe e pranuar për Bashkimin Evropian dhe se nuk del nga linjat e kuqe.

Ndryshe, disa ditë me radhë janë mbajtur protesta në Shkup kundër propozimit francez.

Protestuesit kanë kërkuar që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Propozimi i Francës, prej shtatë pikash, kërkon lëshime nga të dyja palët. Shkupi, mes tjerash, duhet të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare si komb i barabartë me të tjerët.

Miratimi i propozimit në Kuvend do të nënkuptonte mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shkupit dhe Brukselit, ndërsa kapitujt e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE do të nisnin vetëm pas ndryshimeve kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy