
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të realizojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë qëndrimin në Tiranë, Konjufca mësohet se do të takojë krerët më të lartë institucionalë, presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Agjendën e tij e ka publikuar zyra për media e Kuvendit, megjithatë, aty nuk është shkruar se Konjufca do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Njëherësh kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Konjufca, në cilësi të kryetarit të Kuvendi.



