Bregu: Të bëjmë një propozim të pranueshëm për SHBA, shpëtojmë nga Rozafa

Bregu: Të bëjmë një propozim të pranueshëm për SHBA, shpëtojmë nga Rozafa

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu, me anë të një statusi në Facebook, ka reaguar ndaj “propozimit të ri” të kryeministrit Rama mbi Reformën në Drejtësi. Sipas Bregut ky propozim është një provokim ekstrem ndaj opozitës, ndaj dhe kjo e fundit nuk mund të qëndrojë kaq pasive. Deputetja ka një ide tjetër, ajo kërkon që opozita të sfidojë Kryeministrin me një propozim “konkret dhe te pranueshem nga SHBA”,

                      

E gjitha kjo, sipas Bregut, do të shërbejë për të parë “sa presje do nxjerre bishta njeriu qe po fiton padrejtesisht kredon si i perveluar per reformen ne drejtesi!”

 

Madje Bregu e konsideron këtë propozim hipotetik edhe si rast për të shpëtuar nga “murosja” dy kreret e partive edhe si shpëtim “nga nje legjende e re Rozafe brenda mureve te Pallatit te Kongreseve”.

 

Më poshtë postimi i plotë i deputetes Bregu në Facebook

 

“Une mendoj se Kryeministri po tallet me shqiptaret!

Propozimi i tij i "ri" dje eshte nje provokim ekstrem ndaj opozites dhe qendrimi yne s'mund te jete kaq pasiv. 
Ne s'mund te vazhdojme te kerkojme konsensusin e Edi Rames nderkohe qe SHBA permes ambasadorit Lu na thote: propozimi eshte i papranueshem.

Ne s'mund te lejojme qe kjo tallje e re e Kryeministrit te vazhdoje si avaz i ri i kenges te vjeter, nderkohe qe edhe me i durueshmi nga te gjithe ambasadori amerikan u shpreh i lodhur me te gjithe dhe refuzues ndaj talljes se Edi Rames!

Ne keto kushte, ne duhet ta sfidojme Kryeministrin me nje propozim konkret dhe te pranueshem nga SHBA. 
Pastaj te shohim se per sa presje do nxjerre bishta njeriu qe po fiton padrejtesisht kredon si i perveluar per reformen ne drejtesi!

Me kete rast shpetojme nga "murosja" edhe dy kreret e Partive dhe shpetojme edhe ne nga nje legjende e re Rozafe brenda mureve te Pallatit te Kongreseve...”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy