
Emisioni i sotëm “Të Paekspozuarit" në MCN TV, diskutoi edhe konsultimet lidhur me zgjedhjet lokale dhe datës së këtyre zgjedhjeve, që presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pati ditë më parë më përfaqësuesit politik në vend.
Presidenti për PD-në, thirri Bylykbashin i cili është nënkryetar i partisë dhe Enkelejd Alibeajn, si kryetar të grupit parlamentar, por jo kryetarin e Partisë, Sali Berisha, apo kryetarin e grupit parlamentar që ka caktuar grupi i Foltores, Luçiano Boçi.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bylykbashi sqaroi se në çfarë cilësie u thirr nga Presidenti.
Unë e takova Presidentin si nënkryetar i PD-së.
Me sa duket Presidenti, përndryshe shqetësimit të Ballës, që ka thënë që Presidenti duhet të respektojë vendimin e gjykatës, ai e ka respektuar.
Në atë takim, në pozicionin e nënkryetarit të PD, i dhashë qëndrimin për zgjedhjet dhe datën.



