
Deputetja demokrate Elda Hoti në dalje të seanës parlamentare pretendoi ushtrimin e dhunës nga Garda e Republikës.
Madje ajo sqaroi dhe lëndën e lëngshme që hodhi në seancë, për të cilën kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se ishte benzinë.
Jemi dhunuar nga Garda e Republikës sepse donin të na kontrollonin fizikisht, këta që e kanë kthyer parlamentin në zyrë noteriale të bandave, të inceneratorëve.
Ne nuk do e ndalojmë betejën tonë. Ajo që hodhëm në parlament nuk ishte asgjë që mund ti rrezikonte jetën deputetëve, ishte aromatizues.
Le ta verifikojë prokuroria apo SPAK. Se kryetarja e Kuvendit bëri kërcënim ndaj meje dhe kolegëve, ne nuk i trembemi askujt dhe misionin për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve shqiptarë do e çojmë deri në fund.
Ndërsa deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se është penguar në mënyrë të jashtëligjshme për të hyrë në seancë plenare.
Gardistë që prekin deputetet zonja me urdhër politik nuk ka vend në parlamentin e Shqipërisë.
Me të drejtë jemi rrethuar me gardistë, se vetëm parlament nuk është po është një ministri e bandës së inceneratorëve.
Deputetët e opozitës që kërkojnë të flasin dhe ushtrojnë të drejtën e mandatit të tyre, ndalohen.
Kjo betejë duhet të vazhdojë në çdo shesh, kjo nuk është qeverisje, por grup i strukturuar kriminal.
Në vijim folën edhe deputetet e tjera të opozitës, duke thënë se gardistët kanë dhunuar deputetet femra edhe pse nuk ishin të përjashtuara nga seanca dhe specifikisht Elda Hotin.



