Protesta e 3 marsit/ PD publikon spotin zyrtar: “Shqipërisë-t’i dalim zot"

Protesta e 3 marsit/ PD publikon spotin zyrtar: “Shqipërisë-t’i dalim zot"

PD ka publikuar sot spotin zyrtar për thirrjen e protestës së 3 marsit.

Spoti zyrtar i Partisë Demokratike është një inskenim artistik i thirrjes së “Nënës Shqipëri” për bijtë e saj.

Aktorja Rajmonda Bulku interpreton ‘rolin kryesor’ në këtë spot duke risjellë jehonën e Nënës Shqipëri që sipas PD-së, në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit.

E frymëzuar nga ligjërimet kombëtare të tipit ‘mbahu nëno mos kij frikë!’, thirrja e spotit të PD vjen në krahun e kundërt: është “Nëna Shqipëri” që u kërkon bijve të vet të ngrihen kundër frikës dhe pushtetit abuziv.

Slogani kryesor i Partisë Demokratike është “Shqipërisë-t’i dalim zot’ dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme.

Protesta e 3 marsit do të zhvillohet në ora 12.00 para Kryeministrisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy