Serbët: Të anulohet vendimi për dinarin/ Në protestë edhe zyrtarë të Listës Serbe

Serbët: Të anulohet vendimi për dinarin/ Në protestë edhe zyrtarë të Listës Serbe

Ka nisur protesta e serbëve në Veri të Mitrovicës, të cilët kundërshtojnë vendimin për ndalimin e përdorimit të dinarit. 

Mediat në Kosovë raportojnë se mes protestuesve janë parë edhe zyrtarë të Listës Serbe.

Kryetarja e pensionistëve ka bërë thirrje për bashkësinë ndërkombëtare që ta dëgjojë apelin e tyre për ndërprerje të vendimit.

“Po i drejtohemi krejt botës që ta dëgjojë apelin tonë. Për ne është shumë me rëndësi që të ndërpritet ky vendim që ne të mund të marrim paga në banka dhe posta dhe të mund të jetojmë si të gjitha shtetet normale”, ka thënë ajo.

 

(09:00) Serbët e Mitrovicës së Veriut protestojnë sot kundër ndalimit të dinarit 

Serbët lokalë në Mitrovicë të Veriut kanë paralajmëruar sot një protestë, për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit.

Protesta pritet të nisë në orën 12:00 nga pensionistë serbë.

Dje kryeministri Albin Kurti tha se dinari dhe asnjë valutë tjetër nuk është ndaluar, por që pagesat duhet të kryhen me euro.

Sipas kreut të qeverisë synimi është që të luftohet kriminaliteti.

Një ditë para protestës në Veri të Mitrovicës u shfaqën mesazhe me grafiti ku shkruhet: “Kur ushtria kthehet në Kosovë, Brigada e Veriut Jeton”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy