Tenderat për ndërtimin e Unazës, PD: Fituesit e 7 loteve të paracaktuar

Tenderat për ndërtimin e Unazës, PD: Fituesit e 7 loteve të paracaktuar

Partia Demokratike ka vijuar denoncimin për tenderat për ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë. Deputeti Helidon Bushati, ka denoncuar në emër të PD, se fituesit e 7 loteve të Unazës së Madhe janë të paracaktuar.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shprehet se tenderat e Unazës se Madhe, janë një pazar i shëmtuar i ARRSH-së me kompanitë në pronësi të njerëzve të lidhur me qeverinë.

Sipas tij, ndërkohë që vendi po zhytet në varfëri dhe shtresa e të varfërve po rritet në mënyrë të frikshme, qeveria shqiptare ndan nën rrogoz tendera për kompanitë që gllabëronjë parat e qytetarëve.

Unaza e Madhe, është kthyer në një mal të vërtetë korrupsioni, ku ARRSH ushqen me miliarda klientët e qeverisë. Fituesit e 7 loteve të Unazës, duken qartë se janë të paracaktuar. Procedurat tenderuese janë mbyllur me 15 shtator dhe ARRSH-ja, vonon të shpallë rezultatet.

Natyrshëm lindin një seri pyetjesh:

-Pse vonohet ARRSH-ja në shpalljen e këtyre rezultateve?

-Mos vallë po gatit çorbën e radhës për t’u siguruar që tenderat shkojnë tek fituesit e paracaktuar ashtu siç është përfolur?

-A mos ka ndonjë fitues të paracaktuar që nuk ka arritur të dorëzojë dokumentet e tenderit?

-Mundet vallë që të anullohet ndonjë nga këto tendera për siguruar mbushjen e premtimeve ndaj fituesve të paracaktuar?

Tenderat e Unazës se Madhe, janë një pazar i shëmtuar i ARRSH-së me kompanitë në pronësi të njerëzve të lidhur me qeverinë. 7 segmente rrugore të njëpasnjëshme, nga të gjitha anët janë të ngjashëm njeri me tjetrin por kriteret e vendosura janë jashtëzakonisht të ndryshme nga njeri-tjetri, kritere që plotësohen vetëm nga fituesit e paracaktuar.

Ndërkohë kur vendi po zhytet në varfëri dhe shtresa e të varfërve po rritet në mënyrë të frikshme, qeveria shqiptare ndan nën rrogoz tendera për kompanitë që gllabërojnë parat e qytetarëve.

Partia Demokratike por dhe Institucionet ndërkombëtare, kanë shprehur në mënyrë të vazhdueshme kritikat e tyre ndaj mungesës së konkurrencës dhe transparencës në tenderat e zhvilluar në Shqipëri.

Çdo qytetar edhe ai që nuk ka ekspertizë në këtë fushë e kupton që këto kritere janë vënë për të paracaktuar fituesin e radhës. Ka shembull pas shembulli që vërteton paracaktimin e fitueseve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy