Mbledhja e opozitës në Vlorë, Idrizi “zhvendos” Dulen

Mbledhja e opozitës në Vlorë, Idrizi “zhvendos” Dulen

Shpëtim Idrizi u shfaq sot në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha, në mbledhjen që opozita mbajti në Vlorë, duke zyrtarizuar kështu kalimin e PDIU-së në opozitë.

Në mbledhje ra në sy mungesa e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Por Idrizi e komentoi radhitjen në krahun e opozitës si vlerë e shtuar dhe jo dëshirë për të zhvendosur të tjerët.

“Vlerësim për ju për qëndresën dhe gjithçka keni bërë si opozitarë. Nuk kemi ardhur këtu të zhvendosim kënd, kemi ardhur si vlerë e shtuar. Jemi në habitatin tonë, edhe për prioritetet që ne kemi. Të gjithë ndajmë bashkë çka ndodh përditë. Kjo maxhorancë prej 5 vjetësh ka çuar ekonominë në drejtim të paditur. Shqiptarët po varfërohen çdo ditë, ndërsa Rama ndan koncensionet me një grup oligarkësh. Sot opozita numerikisht është në maxhorancë, sot si raport forcash jemi në maxhorancë, por ka ardhur dita t’u japim shqiptarëve ofertën dhe zgjidhjen tonë për të gjithë problemet që kanë, ekonominë, krimin, vendosjen e shtetit ligjor”, u shpreh më tej Idrizi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy