Shkarkimet e drejtorëve, Teliti: Rama ta nisë nga kryebashkiakët

Shkarkimet e drejtorëve, Teliti: Rama ta nisë nga kryebashkiakët

Në vazhdën e takimeve me drejtuesit lokalë, kryeministri Rama pritet të zhvillojë paraditen e së hënës një takim me deputetët e qarkut dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Dorian Teliti, anëtar i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, thotë se takime të tilla, për të cilat këshilltarët e opozitës nuk janë njoftuar, janë ndërhyrje në punët e pushtetit vendor. 

Nuk kemi njoftim për një gjë të tillë. Është vendimmarrje e maxhorancës t’i kryejë punët vetë. 

Është antikushtetuese. Bashkia e Tiranës, Durrësit, Fierit, nuk janë departamente të qeverisë. I vetmi që mund t’i mbledhë ata është kryetari. Askush nuk mund të fusë hundët në punët e pushtetit vendor. Në momentin që konstatohet shkelje penale e kryebashkiakëve, në vend që të fillojë me drejtorët, ta nisë nga koka. Kjo do të rifreskonte nivelet menaxheriale të bashkive. 

Shkarkimin e drejtorëve të bashkive, Teliti e cilësoi shkelje të ligjit. 

Rruga e zgjedhur për të rregulluar një problematikë të tillë nuk është ligjore. Një drejtor i paaftë shkon në gjykatë dhe fiton gjyqin për t’u paguar nga paratë tona. 

Në lidhje me situatën e krijuar në Theth, Teliti tha se shteti po tregon forcën, pasi ka bërë për shumë kohë sikur nuk i ka parë ndërtimet pa leje. 

Këtu janë ndërtuar pallate të tëra pa leje, në sytë e kryetarit të Bashkisë, ministrave. Këto ndërtime janë lejuar vetë nga shteti dhe nuk mundet që një ditë të bukur shteti thotë meqë kam dhe gurin dhe arrën, po tregoj forcën. Në ato lokale, politika e majtë dhe e djathtë ka bërë takime fushate. Nuk e panë këta? Tani dalin pa leje? Humbet siguria juridike. Pavarësisht se njerëzit i kanë pa leje ato ndërtime, është duke u prishur jeta e tyre. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy