Dorëheqja e deputeti Fation Veizaj/ KQZ i jep mandatin e deputetit, Gëzim Ademajt

Dorëheqja e deputeti Fation Veizaj/ KQZ i jep mandatin e deputetit, Gëzim Ademajt

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi  zhvilloi sot seancë publike, ku u shqyrtuan disa çështje në rendin e ditës.

Fillimisht, në rendin e ditës, ishte shqyrtimi i projektvendimit për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumë-emërore të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshime”, qarku Vlorë, Gezim Nuri Ademaj”.

Celibashi vendosi dhënien e mandatit, kandidatit të listës shumë-emërore të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshime”, qarku Vlorë, Gezim Nuri Ademaj”

Gëzim Ademaj mori mandatin e deputetit nga KQZ, pas dorëheqjes së deputetit të PD-së Fation Veizaj, në qarkun e Vlorës.

Më herët Ademaj ka thënë se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk do të heqë dorë nga çështja çame. Ai është kandidat i PDIU nga lista e PD-së në qarkun e Vlorës, sipas koalicionit, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Po ashtu, KSHZ pas përfundimin e hetimit administrative të raportimeve të organeve publike për periudhën 24 janar – 2 shkurt 2023, miratoi vendosjen e sanksionit administrativ për personat përgjegjës për bashkitë, Berat, Durrës, Fier, Roskovec me vlerë 10 mijë lekë.

Po ashtu, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi miratimi e anëtarëve të KZAZ të Partisë Social Demokrate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy