PD miraton 4 fazat për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë (Detajet)

PD miraton 4 fazat për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë (Detajet)

Partia Demokratike ka njoftuar sot nisjen “de facto” të fushatës elektorale me hapjen e procedurës mbi përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Kryesia e partisë ka miratuar mënyrën e re të përzgjedhjes se kandidatëve, ndërtuar në 4 faza duke i lënë 80% të propozimeve  për listat, anëtarësisë së partisë. Sipas kësaj skeme, çdo anëtar i PD ka të drejtën të propozojë 1 kandidat ose edhe të vetëpropozohet, duke patur mbështetje nga të paktën 10 anëtarë të Partisë.

Këto propozime do të vlerësohen më tej nga një komision prej 5 anëtarësh. Procesit të propozimit, seleksionimit dhe konsultimit nuk i nënshtrohen Kryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm, Nënkryetarët e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe Kryeministrat gjatë qeverisjes së PD. Gjithashtu, nuk lejohet që pjesë e këtij procesi të jetë lidershipi lokal i partisë (Kryetar dhe Sekretar Dege).

Më pas të gjithë emrat e vlerësuar nga komisioni do të votohen nga anëtarësia në një datë të caktuar për votimin. Ajo çfarë vihet re në mënyrën e re të përzgjedhjes së kandidatëve është që anëtarësisë i është lënë propozimi i 80% të emrave, ndërkohë që 20% e kandidatëve do të përzgjidhen nga Kryesia e partisë,  si prurje të reja nga fusha të ndryshme apo personalitete politike me kontribut të gjatë në parti.

Data 25 qershor 2020 është cilësuar dhe vendosur si data e nisjes së identifikimit të kandidaturave, ndërkohë që deri në 30 Shtator të këtij viti, parashikohet të përfundojë edhe konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë. Ajo që është ende e paqartë në këtë metodë të përzgjedhjes vendosur nga PD, është se si dhe nga kush do të bëhet renditja e kandidatëve në listën e secilit qark.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy