Pakti i Rithemelimit me PS-në/ Kalemaj: Ka pasur negociata larg syve të publikut, duhet të japin llogari

Pakti i Rithemelimit me PS-në/ Kalemaj: Ka pasur negociata larg syve të publikut, duhet të japin llogari

Politologu Ilir Kalemaj tha se negociatat mes Rithemelimit dhe PS-së nuk janë zhvilluar vetëm javën e fundit, por edhe më parë dhe se është e nevojshme që palët të japin llogari për këtë gjë, sepse këto pazare në kurriz të interesit publik në fund cenojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Kemi të drejtën e Zotit të jemi skeptik, duke parë kurbën e politikës në sistemin e drejtësisë. Pa hyrë në spekulime, por duke gjykuar nga  qëllimshmëria që ato kanë na lind e drejta për të dyshuar.

Na lind e drejta për të dyshuar se si ka mundësi që ky revolucion që do përmbyste këtë regjim dhe nga ana tjetër ky regjim që ka përballë një opozitë të korruptuar arrijnë të konvergojnë kaq shpejt, me befasi njëlloj si në 2008 drejt një pakti politik.

Mendoj se ka negociata, ka pasur negociata, ndoshta jo vetëm javën e fundit, por edhe më parë, të fshehta, larg syve të publikut që kanë nevojë për llogaridhënie, sepse këto pazare në kurriz të interesit publik në fund cenojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, progresin tonë në llogaridhënie, në luftën kundër korrupsionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy