Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës/ Balla: PS nuk merr në mbrojtje askënd, përgjegjësia është personale (VIDEO)

Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës/ Balla: PS nuk merr në mbrojtje askënd, përgjegjësia është personale (VIDEO)

Pese ditë me parë me urdhër të SPAK, u arrestua kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, mbi të cilin rëndojnë dy akuza, ajo e korrupsionit dhe e abuzimit me tenderat publikë.

Sot kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në një komunikim për media se partia nuk merr në mbrojtje askënd.

“PS nuk është zyrë avokatie për asnjë. PS ka vendosur një standard që uroj dhe ta sugjeroj që ta kenë të gjithë.

Sipas tij, “e gjithë kjo histori ka të bëjë me një fakt të gjithë pranuar se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të madhe”.

Kemi pranimin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë dhe faktin se reforma në drejtësi ka ngritur institucione që tashmë po bëjnë punën e tyre.

Të gjithë ju jeni dëshmitarë të të gjitha përpjekjeve të kundërshtarëve tanë për të penguar reformën në drejtësi.

Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

Balla është shprehur se ditën e shtunë, PS do të ketë gati të gjithë garuesit për zgjedhjet vendore 2023.

Sipas asaj traditës së rregullt të PS, ne do të kemi të shtunën mbledhjen e Kryesisë ku do të kemi një diskutim për secilën kandidaturë.

Kemi bërë proces shumë të gjatë, sepse ne kemi shumë punë, ne nxjerrim kryebashkaik nuk nxjerrim thjesht kandidat.

Deri të shtunën do i kemi të gjithë gati.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy