
Presidenti Ilir Meta priti sot në takim një delegacion të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Lumir Abdixhiku.
Kreu i shtetit thotë se vlerësoi rolin e thelbësor të LDK-së në proceset shtetformuese, konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve të Kosovës, mbështetur mbi trashëgiminë e vyer të Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Po ashtu bën të ditur se u diskutua rreth zhvillimeve dhe sfidave nëpër të cilat po kalojnë dy vendet tona, rajoni e më gjerë.
Theksova rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit sa më të efektshëm ndërmjet dy vendeve tona, si dhe garantova që Shqipëria do të mbështesë fuqimisht Republikën e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euroatlantike. U dakordësuam se sfidat dhe kërcënimet me të cilat Ballkani Perëndimor mund të përballet në të ardhmen e afërt, kërkojnë përpjekje edhe më të mëdha nga vendet tona dhe nga faktori shqiptar në rajon për forcuar bashkëpunimin me partnerët tanë euroatlantikë për të forcuar sigurinë e paqen në rajon.



