
Pas përfundimit të numërimit të votave në më shumë se gjysmën e bashkive, vërehet një marzh i madh gabimi mes shifrave të dhëna nga KQZ dhe votave të numëruara në kuti.
PD-ja akuzon kryeministrin Rama për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa kryetari i KQZ-së Klement Zguri nëpërmjet një deklarate për mediat është shprehur se të dhënat paraprake u morën me telefon.



