Mirakaj nga SHBA: Do jetë protesta më e madhe në diasporë kundër Ramës

Mirakaj nga SHBA: Do jetë protesta më e madhe në diasporë kundër Ramës

Agustin Mirakaj nga dega “Vatra” në Manhatan tha në “Mcn Informacion” se në SHBA do të organizohet protesta më e madhe në diasporë kundër Edi Ramës.

Ai theksoi se protesta ka të bëjë më së shumti me shpopullimin dhe emigracionin masiv të Shqipërisë.

Ne protestojmë për korrupsionin, boshatisjen e Shqipërisë, liritë dhe demokracitë atje janë në rrezik. Qeveria Rama tashmë është futur në një rreth të ngushtë, që është mbyllur dhe s’ka më shpresë. Kjo protestë më shumë ka të bëjë me shpopullimin dhe emigracionin masiv. Qeveria socialiste i ka detyruar shqiptarët të largohen që nga vitet 1990. Sot qeveria aktuale Rama mbush gomonet. Kjo do të jetë protesta më e madhe në diasporë. Kujtojë këtu kur diaspora doli kundër Ramiz Alisë. Diaspora ka të drejtë të votojnë, por sistemi elektronik ka probleme, mund të devijohet vota. Duhet të ketë votim në letër dhe asgjë më tepër”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy