Kryetari i opozitës Lulzim Basha në një komunikim online që pati me gazetarët tha se qeveria duhet të kishte adoptuar propozimet e opozitës për të shmangur dëmet në ekonomi.
Por, i pyetur nëse PD kishte një panoramë të të larguarve nga puna, kreu i demokratëve mundi të japë një shifër vetëm në fund të konferencës pas një informacioni që i erdhi në celular.



