Kreu i opozitës Basha ka folur në emisionin “Studio e Hapur” për sistemin zgjedhor.Ai ka paralajmëruar përplasje nëse qeveria nuk pranon të bëjë një reformë zgjedhore të vërtetë por pa e specifikuar se çfarë lloji.
“Po flasim parimisht. Ne kemi zgjedhur rrugën politike, kemi vënë të parën reformimin e sistemit politik sistem që ka denigruar me qeverisjen e një grushti kriminelësh. Jemi në një kurs të paevitueshëm përplasjeje. Zgjidhja e saj vjen përmes dy mënyrave: Ose të pranojë një reformë zgjedhore të vërtetë dhe vetëm atëherë do kemi qeveri që i përgjigjet qytetarit. Rruga e dytë një përplasje e paevitueshme mes atyre njerëzve që besojnë tek liria e demokracia dhe uzurpatorëve”, shprehet Basha.



