Kongresi i PS/ Shtyhet për më vonë shpallja e kandidatëve për bashkitë e vendit

Kongresi i PS/ Shtyhet për më vonë shpallja e kandidatëve për bashkitë e vendit

Partia Socialiste në Kongresin e saj elektoral të së shtunës, nuk do të shpallë zyrtarisht kandidatët e saj për bashkitë e vendit. Edhe pse Kongresi i 23 marsit ka në fokus zgjedhjet vendore të 30 qershorit, PS ka zgjedhur të mos bëj publike emrat e kandidatëve të saj për 61 bashkitë e vendit, me preteksin se edhe PD-ja është larg të qenit gati për zgjedhjet vendore të qershorit.

Megjithëse pjesa më e madhe e kandidatëve të PS për bashkitë e vendit tashmë dihen, merret vesh se ata janë të fokusuar në terren për të punuar zyrtarisht me organizimet e tyre partiake dhe elektorale.

 Partia Socialiste pritet t’i bëjë publik emrat e 61 kandidatëve bashkiak pak para përfundimit të afatit për t’i dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy