
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, gjatë aktivitetit të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “Votimet nga jashtë, koha është tani”, shigjetoi socialistin Damina Gjiknuri, duke folur për “garë” se kush e ka kërkuar i pari votën e diasporës.
Ai kërkoi dakordësi për një nga çështjet më të rëndësishme të ligjit zgjedhor.
Vota në këtë vend vidhet, shantazhohet, manipulohet! Patronazhistët janë gjithmonë në sulm, shteti me ngarkesë të plotë për të shkatërruar të drejtën themelore të shqiptarëve.
Kjo ndodh brenda vendit, mendo për ata që janë jashtë vendit se sa e brishtë është garancia që mund t’u ofrohet atyre.
Nëse do duhet të bëjmë ca ndryshime të mëdha si është koha dhe vendi tashmë për ti bërë për votën e Diasporës, do duhet ta shohim realitetin në sy. Ky është realiteti me gjithë dozat e subjektivizmit që mund të kemi.
Ai kërkoi që të pranishmit në aktivitet, mes tyre dhe ndërkombëtar, të jenë garantët për dakordësinë e ligjit zgjedhor.
Alibeaj tha se Diaspora duhet të votojë dhe duhet ta bëjë duke pasur të drejtën e përfaqësimit të tyre drejtpërdrejtë të identifikuar.
Nga 12 zona zgjedhore që kemi, Diaspora duhet të jetë zona e 13-të.



