Hahn: Data për çeljen e negociatave për Maqedoninë para verës

Hahn: Data për çeljen e negociatave për Maqedoninë para verës

Komisionari për zgjerim Johanes Han u shpreh i bindur se Maqedonia e Veriut do të marr datën për fillimin e negociatave para verës. Nga forumi ekonomik në Vjenë Han tha se po punohet fuqishëm që të bindin shtetet skeptike për zgjerimin e Unionit. AI tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i bashkëngjitet Unionit meqë tashmë nuk ka asnjë çështje të hapur me fqinjët. Han u shpreh i bindur gjithashtu se deri në fund të vitit do të hapen kapitujt e parë të negociatave e që kanë të bëjnë me sundimit e ligjit.

Hapja e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut është në vetë interesin e Bashkimit Evropian dhe nëse nuk arrijmë të shpërblejmë marrëveshjen historike të Prespës dhe përpjekjen e madhe për reforma, do të dëmtojmë fuqinë atraktive qe BE ka mbi Ballkanit Perëndimor, tha komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës – perspektiva e re për Maqedoninë e Veriut.

Ai gjithashtu vuri në dukje se vendi është gati të bëhet një anëtar i NATO-s dhe në prag të hapjes së negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian.

“Nëse nuk arrijmë të shpërblejmë marrëveshjen historike të Prespës dhe përpjekjet e mëdha të reformave në Maqedoninë e Veriut do të dëmtojmë fuqinë e tërheqjes që BE ka mbi fqinjët e saj dhe Ballkanin Perëndimor në veçanti. Nxitja e anëtarësimit në BE do të humbasë levën e saj dhe kjo do të jetë një goditje e madhe për dialogun Beograd – Prishtinë dhe në përpjekjet e BE për të eksportuar stabilitetin në rajon. Në vend të kësaj, ne do të krijojmë një vakum të madh që lojtarët e tjerë janë shumë të prirur për të eksploruar, “theksoi komisioneri Hahn.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy