Analisti Ermir Gjinishi e konsideron protestën e nisur nga Zvërneci, si një nga mobilizimet më të mëdha qytetare të viteve të fundit.
Sipas tij, pjesëmarrja masive ka treguar një pakënaqësi që shkon përtej ndarjeve tradicionale politike dhe gjeografike.
Duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai kundërshtoi pretendimet për ndikime të huaja në protestë, duke i cilësuar ato të pabazuara.
Gjinishi zbuloi gjithashtu se ka pasur tentativa nga njerëz pranë pushtetit për të përfshirë fondacione pro Gazës në drejtimin e protestës, por sipas tij këto përpjekje kanë dështuar.
Protesta nuk ka problem emrat, numrat, Veriun apo Jugun. Aty është gjithë Shqipëria, sepse nuk ka filtra, çdokush merr mikrofonin dhe flet. Unë nuk kam parë protestë më të madhe pas asaj të 21 Janarit. Fundi i protestës dje ishte te Banka e Shqipërisë dhe fillimi ishte te sheshi Ëillson.
Aty nuk ka as serbë, as grekë, as iranianë. Është kriminale ti thuash popullit tënd që mund të ketë disa spiunë iranianë të fusin duart.
Ka pasur përpjekje nga njerëz afër pushtetit, për të përfshirë disa fondacione pro Gazës, për të marrë drejtimin e protestës, por kanë dështuar, se këto fondacione e kanë refuzuar.
Protesta është thirrur për të pasur kthim legjitimiteti dhe ky legjitimitet nuk kufizohet vetëm tek qeverisja dhe zoti Rama por ka shkuar përtej kësaj, kërkon ndryshimin e establishmentit.
Janë dy parti që ngjajnë si motra, kanë kultin e liderit, adhurojnë ligjin, e shkelin ligjin sa herë të duan.



